Këngëtarja me prejardhje shqiptare pritet që të debutojë në rolin e trajneres në spektaklin “X-Factor” dhe mediumet britanike kanë shkruar se Rita Ora pritet të jetë befasia e këtij sezoni, përveç pjesëmarrësve në garë
Krijuesja e hitit “Body On Me” është kritikuar shumë për stilin e veshjes sa ishte pjesë e “The Voice” ndërsa një javë para debutimit të saj në garën tjetër për talent, Daily Mail ka shkruar se Rita duhet të përshtatë stilin e saj me seriozitetin e X-Factorit, transmeton Koha.net.
Në këtë artikull, Daily Mail ka postuar disa fotografi të Rita Orës, në të cilat ajo ka të ekspozuar trupin e saj.
Megjithëse shfaqin kritika për veshjen, mediumet britanike shkruajnë se këngëtarja do të shkëlqejë edhe më shumë sesa kur ishte pjesë e “The Voice”.
Sunday, 23 August 2015 14:47