Lajme Shqip Saturday, 22 August 2015 08:58

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Oryol të Rusisë, ku një pasagjere e hipur në motoçikletë kishte zgjedhur që rrugëtimin e saj ta bëj e gjitha e zhveshur, duke shokuar kështu të gjithë vozitësit nëpër rrugë

Në një moment pronari i motoçikletës së bashku me pasagjeren e tij nudo, çonte lart rrotat e pasme për të shfaqur aftësitë e tij prej motoçiklisti, shkruan DailyStar.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, kanë vërshuar edhe gallata nga më të ndryshme në rrjete sociale, transmeton lajmi.net.

Njëri nga komentuesit kishte shkruar “ Nuk e di çfarë të them, ndoshta ajo e ka humbur bastin”.

Tjetri, “ Mallkim, sa do të doja të kisha qenë aty”.

Por disa të tjerë e kanë kritikuar ashpër këtë paraqitje publike duke e vlerësuar si shumë turpëruese.