Melihate Tërmkolli, ish-delegate e Kuvendit krahinor të Kosovës në vitin 1989, dhe tani deputete Kuvendit, në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express, ka shpjeguar rrethanat e suprimimit të autonomisë së Kosovës në seancën e 23 marsit të vitit 1989.
Sipas saj, ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 janë turpi ynë.
Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës
Ndërkaq, rreth përplasjes së Akademikut Rexhep Qosja me zyrtarët e LDK-së dhe akuzat e tij ndaj Isa Mustafës, Tërmkolli tha se Qosja ka qenë i përkëdheluri i pushtetit jugosllav.
Ajo foli edhe për koalicionin PDK-LDK dhe për mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve të PDK-së në vrasjet e pasluftës. Për këtë ajo thotë: “S’ka kuptim koalicioni nëse PDK është e involvuar në vrasjet e zyrtarëve të LDK-së”.
Për më shumë, shikojini videot.
Saturday, 22 August 2015 07:57