Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq përveç krejt tjerash, u ankua edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e edhe në Barack Obaman. U tha se po përdorin standarde të dyfishta.
Duke krahasuar situatën e Serbisë dhe Kosovës me atë të Palestinës dhe Izraelit, tha se për këtë të fundit Obama ka thënë që të përmbaheni derisa ato vende të mos pajtohen e për Kosovën ka kërkuar që të mbështetët për anëtarësim në UNESCO.
“SHBA ka kërkuar mbështetje për Kosovë për anëtarësim në UNESCO. Ata kërkojnë këtë, sepse, më duhet të them se Obama ka thënë se të gjitha vendet duhet të përmbahen që derisa Palestina dhe Izraeli të mos pajtohen. Ju po kërkoni që Kosova të pranohet, por Palestina as që është diskutuar. “Thaçi dhe unë kemi filluar gjithçka me vullnet të mirë dhe më vjen keq që keni filluar të punoni me standarde të dyfishta me Serbinë e jo sikur me Palestinën dhe Izraelin”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Duke iu përgjigjur Hashim Thaçit i cili i quajti fashistë serbët, Daçiq e pyeti se përse po vazhdojnë bisedimet me njerëz fashitsh.
“Nëse na akuzoni që jemi fashistë, si mund të na dënoni kur ne flasim dhe tregojnë brengën tonë për trashëgimi, dhe ku isha gabim në fjalimin tim dua të më sqaroni. Duhet një vendim, sepse kjo gjendje e përhershme nuk do të na qojë askush….Kisha dashtë të vazhdojmë dialogun tonë në Bruksel…… Nuk dua të kemi situatë ku na thuhet fashistë e racist. Kanë kaluar 20 vite që nga konflikti i armatosur dhe lufta. Pse po bisedohet me ne nëse jemi fashistë?”, tha ai.
Daçiq madje u tha KS të OKB-së që të mbajnë një mbledhje dhe të sqarojnë nëse është ende në fuqi ende rezoluta 1244 në Kosovë.
“Prapa shpinës së Serbisë po bëhen përgatitje për njohjen e Kosovës”, tha ai.
Friday, 21 August 2015 21:04