Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 17:36

Përkundër faktit se jemi në përfundim të sezonit veror, kolonat e gjata në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare, mbeten ende aktuale.

Disa fotografi të siguruara shfaqin gjatësinë e kolonës, që sipas dëshmitarëve është rreth 2 kilometra e gjatë, raporton Indeksonline.

Po ashtu, udhëtarët kanë treguar se në këtë pikë kufitare qytetarët presin mbi 4 orë vetëm për të kaluar kufirin që ndan Kosovën me Serbinë.