Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 10:58

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda ka thënë përmes një postimi në Facebook se në luftën e fundit në Kosovë kanë luftuar sinqerisht vetëm tre komandantë.

Ndonëse Deda nuk i jep emrat e tyre, siç transmeton INA, përmes inicialeve të tyre lë të kuptohet se komandantët për të cilët po flet ai janë Bekim Berisha, Fehmi Lladrovci e Ramush Haradinaj.

Lexojeni postimin e tij të plotë në Facebook:

“A e dini që UÇK i ka pasë 21 themelues? Dhe, ndër ta, një femër? Ajo është një nga dëshmitaret që për së afërmi ka pasur rol – me një numër shumë të madh të njerëzve të tjerë- si në pavarësimin e Koracisë, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës. Dhe, në verën e 1999 midis Prishtinës i thotë “bashkëthemeluesve” të UÇKsë – atyre që kishin mbetë gjallë- “e keni çliriuar Hotel Grandin nga 9 kamarierë serbë, e në Kosovë kanë luftuar sinqerisht vetëm tre komandantë – B.B, F.Ll dhe R.H.”

“Çlirimtarët e Grandit” vazhduan me “çlirim të pronave”, “të njerëzve”, Mitrovica u nda, dhe tash 16 vjet pas çlirimit të Kosovës nga NATO, ne ende nuk po dijmë si të lirohemi nga zaptuesit e lirisë. Liria e jashtme është parakusht për të brendshmen, që është e mundshme vetëm në mungesë të frikës. Knaqësi të pij kafe me Diana Rexhepi”, (sic), ka shkruar Deda në Facebook.