Presidenti i iniciativës qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq, ka thënë se nuk do të heq dorë nga greva e urisë dhe se do të durojë, për shkak të dinjitetit të popullit serb.
“Është e vështirë”, ka thënë Ivanoviq, “por më duhet të duroj, për shkak se kjo nuk është vetëm lufta ime. Kjo është një luftë për një jetë të qetë dhe dinjitoze për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë. Unë shpresoj që nga kjo punë të dalë një fitues, dhe që kjo do të rezultojë në një luftë për krijimin e institucioneve më të mira dhe më të favorshme. Misioni EULEX, ka shumë dobësi, por është një alternativë e re”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Ivanoviq është në ditën e 14-të të grevës së urisë, dhe për gazetarët, i pyetur se si po ia del të qëndrojë, ai ka thënë: ‘Jo shumë mirë”.
Ai po qëndron në një apartament të izoluar në Qendrën Mjekësore në Mitrovicë, nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga gruaja e tij dhe bashkëpunëtorët, të cilët çdo ditë po përpiqen që ta bëjnë të konsumojë ushqim.
Ivanoviq ishte shtruar në spital për shkak të dhimbjeve në gjoks, ka thënë Milani Jakovelviq, mjeku i Qendrës së Shëndetit ne Mitrovicë.
Ivanoviq, para 8 ditësh grevë urie në burgun e Mitrovicës, është transferuar në spital.
Ivanoviq është i akuzuar për veprën penale për krime te luftës kundër civilëve gjatë vitit 1999 dhe 2000.
Friday, 21 August 2015 10:35