Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 11:23

Prostitutave në Itali iu është thënë të veshin xhaketa me ngjyra të theksuara, fluoroshente.

E gjitha kjo do të ndodhë për një arsye të mirë. Vajzave do t’u kërkohet një gjë e tillë jo për t’u vërejtur më mirë nëpër ndeja të ndryshme, por për të qenë më të sigurta gjatë natës.

Këto deklarata i ka bërë nënkryetari i komunës Spino d’Adda në Itali, Luciano Sinigaglia, transmeton Koha.net shkrimin e Metros. Atyre u është kërkuar edhe të mbulojnë mini fundet e tyre.

“Prostitutat duhet të trajtohen njëjtë si punëtorët që punojnë në ndërtimin e rrugëve, të cilëve i duhet të veshin këto lloj xhaketash për punë. Ne kemi pothuajse gati draftin e dokumentit dhe ligji i ri do të mund të fillonte së zbatuari që nga shtatori” ka thënë nënkryetari Sinigaglia.

Nëse prostitutat e këtij vendi refuzojnë t’i veshin këto xhaketa gjatë natës, ato mund të dënohen deri më 500 euro. Zoti Sinigaglia tha se shpresonte që meshkujt nuk do të ngatërroheshin të zgjidhnin ndonjë punëtor rruge në vend të tyre.