Një peshkaqen rreth 1.5 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve paraditen e së dielës në brigjet pranë Jalës.
Sipas peshkatarëve, kafsha e egër e ujit, ka ngecur në rrjetat që ishin hedhur gjatë natës në zonën e njohur si shpella e Pëllumbave.
Donaldi (djali në foto), tregoi për lapsi.al entuziazmin me të cilin përjetoi eksperiencën e veçantë, kur pa se rrjetat e tij kishin peshkuar peshkaqenin.
Ai tha se këtë prè të veçantë do ta gatuajë për miqtë e tij, të cilët i kanë ardhur për pushime. Nuk janë të pakta rastet kur peshkaqenë të vegjël bien në rrjetat e peshkatarëve.
Kohët e fundit ata janë afruar shumë pranë bregut për shkak të peshkimit me lëndë plasëse që lë pas shumë peshq të ngordhur. /lapsi.al
Monday, 17 August 2015 13:45 

