Lajme Shqip Saturday, 08 August 2015 08:00

Gazetari Milaim Zeka, në emisionin Komiteti në RTK, ka shpjeguar se kush ia dha listat e atyre që pritet të akuzohen, sipas tij, nga Gjykata Speciale.

LEXO PO ASHTU:

Milaim Zeka: Ja 4 personat e parë që do të gjykohen nga Specialja

Milaim Zeka publikon “listën e gjerë” të atyre që do të gjykohen nga Specialja

Zeka: Nuk kam shpifur, do të akuzohen Thaçi, Veseli e Syla

“Lista” e Milaim Zekës: Ja çfarë thonë Lahi Brahimaj e Shaip Muja

Zafir Berisha: Specialja do të gjykojë Shkëndijen dhe Milaimin

Rexhep Selimi: Emrat për Specialen nuk i dinë as Milaim Zeka dhe as Hashim Thaçi

Daut Haradinaj për listat e Milaim Zekës: Ndoshta është e vërtetë ajo çka po thotë Mili

Zeka thotë se burimi është ndërkombëtar dhe se kjo është mbajtur fshehtë nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e sidomos ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Sipas tij, në Speciale do të kalojë edhe Rasti Kiçina.

“Nuk ma ka marrë mendja që në listë janë Thaçi, Veseli e Xhavit Haliti”, ka thënë ai në emisionin që është produkt i Gazetës Express. “Sepse dikur ka pasë pazare me ambasada”.

“Kjo listë e trondit një vend dhe e ka trondit. Këta emra që janë në listë, është mirë ta marrin veten seriozisht, sepse edhe mu më kanë kallxu dikush dy ditë para që ka me më hi EULEX-i”, ka thënë ai.

Në Listën A, shton Zeka, nuk është emri i Ramush Haradinajt.

“Në Listën B janë Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Ilaz Dërguti dhe Sabit Geci tjetër, jo ai me nofkën ‘Çopa’”, shton ai. “Dërguti akuzohet për një vrasje në Ujmir e Xhavit Haliti për një vepër në Shqipëri”.

Për këtë listë, ai thotë se mund të paditet vetëm në Suedi e atje do t’i japë burimet. Mu për këtë, thekson se paraprakisht është konsultuar me një avokat suedez.

“Blerimi Kuçi akuzohet për do vrasje pas lufte”, thotë Zeka. “Ilaz Dërguti do të arrestohet me dëshminë e një dëshmitari që është tash i vdekur, po ka mbetur dëshmia”.

“Janë disa të dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës, disa të tjerë për vrasjen e Enver Malokut dhe Ismet Rracit”, thotë Zeka. “Nuk kam qasje te emrat e dëshmitarëve. Dokumentet që i kam pa, të dhënat e dëshmitarëve janë të fshirë me të kuqe. Dëshmitarët janë jashtë. E, në Holandë është ndërtu enkas një burg i ri. Do të akuzohen edhe disa që janë shumë të korruptuar”.

Sipas tij, Hashim Thaçi ka mbet në histori, sepse nuk ka dëgjuar “turli traktor rakovice” po e ka nënshkrua Marrëveshjen e Rambujesë.

“Mos me nënshkru ai, kurrë nuk ishim çliru. Prandaj, ai ka me kalu edhe këtë sfidë”, thotë Zeka.