Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 18:35

Pas arrestimit të Xhevdet Qeriqit dhe marrjes së tij në pyetje në stacion policor, ai është ndaluar në mbajtje për 24 orë.

“Xhevdet Qeriqin edhe shokët tjerë që i kanë arrestu pa bo kurgjo, janë në mbajtje edhe ju është shqiptu masa e paraburgimit për 24 orë”, ishin fjalët e një prej anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Naim Gashi.

Sot, gjatë protestës, protestuesit kanë thyer derën kryesore tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Në ndërkohë ata kanë paralajmëruar protesta tjera./Indeksonline/