Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Bëhet e ditur se Ivanov ka zgjedhur Jalën për të pushuar së bashku me familjen e tij. Ai është parë nga pushuesit në një hotel dhe në bregdet duke notuar në ujërat e Jonit.
Ndryshe, Jala dhe bregdeti i Jonit kanë qenë destinacione të preferuara edhe të zyrtarëve të lartë shqiptar të të gjitha trevave. Më parë aty ka pushuar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha etj.
Nga ana tjetër, Ivanov shkon në pushime në një periudhë tepër tronditëse për Maqedoninë, në vend që ta vizitoj Tetovën ku humbën jetën disa persona dhe dëmet janë katastrofale nga përmbytjet ai shkon në pushime. /kurir.mk
Friday, 07 August 2015 14:45 
