Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 10:41

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq ka filluar grevën e urisë në burgun e Mitrovicës dhe kërkon që t’i mundësohet mbrojtja në liri.

Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug bashkëshortja e tij, Milena Ivanoviq Popoviq, transmeton Koha.net .

Ivanoviqit dje i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj, deri më 6 tetor.

Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në vitin 2000. Të akuzuar për tentim vrasje nga EULEX-i janë edhe koloneli i policisë së MPB-së serbe Dragolub Delibashiq, babë e bir Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq.

Kundër Oliver Ivanoviqt deri më tash kanë dëshmuar 45 dëshmitarë dhe shumica e tyre kanë pohuar ato që thotë aktakuza kundër tij.

Vazhdimi i gjykimit kundër Oliver Ivanoviqit fillon më 10 shtator.