Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 12:14

Reperi amerikan Kanye West dhe bashkëshortja e tij, e famshmja Kim Kardashian, nuk i fshehin bindjet e tyre politike.

Hillary Clinfotn, kandidatja demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bashkëshortja e ish-të parit të këtij shteti Bill Clinton, është e preferuara e tyre.

Kim Kardashian ka publikuar në instagramin e saj një selfie me kandidaten për presidente të Amerikës, duke e dhënë haptazi mbështetjen e saj për të.

“Ishte e mrekullueshme të dëgjoja fjalimin e saj dhe të kuptoja qëllimet e saj për vendin tonë”.

Tashmë e dimë se për kë do të votojnë Kim dhe Kanye.