Më 5 shtator në Prishtinë, në Ditën Botërore të Bamirësisë do të interpretohet në sheshin “Nëna Terezë” himni i kompozuar për nder të Gonxhe Bojaxhiut, Nënës Terezë, e cila është laureate e çmimit Nobel për Paqe.
Tanimë është publikuar edhe promoja e këtij himni dhe në video ndër të tjera shihet artistja e madhe shqiptare, sopranoja Inva Mula, e cila u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të mblidhen më 5 shtator, në sheshin e Prishtinës.
Himnin që vjen nën interpretimin e Inva Mulës e ka kompozuar Genc Tukiqi dhe do të dirigjohet nga Bujar Llapaj.
Sopranoja Mula do të jetë nën përcjellje të orkestrit gjithëkombëtarë dhe korit të Filarmonisë së Kosovës, udhëhequr nga Baki Jashari.
Ideatorja e këtij projekti është gazetarja Dijana Toska.
Friday, 07 August 2015 11:54