Një pronar i një ferme me pula ka shpenzuar 2500 dollarë për të blerë një protezë 3D, pasi iu thye këmba njërës nga pulat e tij.
Pula “Cicely” e cila ndodhet në një fermë në Massachusetts, 70 km larg Bostonit, është fatlumja që përfitoi protezën inovative. Siç transmeton Shekulli shkrimin e medieve, pronari i fermës, zoti Martin, e kishte dërguar pulën tek Shkolla e Veterinarisë në ‘Tufts University’, pasi ajo kishte thyer këmbën.
Gjatë kontrollit, një veterinar i tha që pulës mund t’i bëhej një këmbë 3D, e cila kushtonte shumë ose mund ta ngordhte. Pronari nuk hezitoi dhe pa më të voglin dyshim zgjodhi opsionin e parë. Tashmë pula gëzon shëndet të plotë.
Thursday, 06 August 2015 15:56 
