Lajme Shqip Thursday, 06 August 2015 12:50

Serbia përmes politikanëve të vet rithekson se nuk do të heqë dorë nga Trepça.

Këtë e ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, i cili, siç njofton B92, ka uruar Ditën e minatorëve në Kosovë, të punësuarit dhe udhëheqjen e Trepçës si dhe të gjithë minatorëve në Serbi.

“Detyra jonë e përhershme është të garantojmë kushte më të mira e më të sigurta pune dhe t’ju mundësojmë që mundi të shpërblehet si duhet.

Bëjuni të sigurt se Serbia është gjithmonë me ju , se do të dijë ta mbrojë Trepçën, pasurinë e vet dhe popullin vet në Kosovë”,ka thënë Gjuriq transmeton Koha.net.

Ai i ka falënderuar minatorët për punën që bëjnë.