Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se brenda 6 muajve të parë të këtij viti, në Kosovë janë realizuar 200 milionë euro investime të huaja.
Këto pohime, Mustafa i bëri në konferencën e mbajtur sot në Qeveri e dedikuar për përmasimin e ambientit e të bërit biznes për këta 6 muaj së bashku me ministren e MTI-së Hykmete Bajrami.
Sipas Mustafës, në periudhën e parë të vitit, Qeveria ka arritur objektivat e përcaktuar në drejtim të përmirësimit të klimës në biznes dhe tërheqjes së investimeve të huaja.
“Gjatë këtyre muajve, kemi pasur rritje të investimeve të huaja. Vlera e këtyre investimeve ka arritur deri në 200 milionë euro. Vetëm brenda këtyre 6 muajve, ka pasur investime të huaja më shumë se gjatë tërë vitit të kaluar”.
Si investime të rëndësishme, Mustafa ka folur edhe për nënshkrimin e kontratës për projektin e qendrës së skijimit në Brezovicë.
Thursday, 06 August 2015 11:29