Lajme Shqip Thursday, 06 August 2015 13:53

Sipas fjalëve të tij, NATO është edhe garant i sigurisë politike pa të cilën nuk ka garanci për investitorë, as të huaj e as vendorë.

Është koha e fundit që Serbia të kuptojë se NATO është biletë pa të cilën nuk mund të hyhet në Bashkimin Evropian, ka vlerësuar lideri i SPO-së Vuk Drashkoviq në tekstin e autorial për gazetën e Beogradit “Danas”.

Sipas fjalëve të tij, NATO është edhe garant i sigurisë politike pa të cilën nuk ka garanci për investitorë, as të huaj e as vendorë.

Drashkoviq konsideron se çdo flakë konflikti, të armatosur ose politik do ta shuajë dhe do ta zgjidhë NATO, pasi Ballkani është në oborrin e tij”.

Drashkoviq i konsideron të palogjikshme vërejtjet e Moskës se anëtarësimi i Serbisë në NATO është akt armiqësor ndaj Rusisë ndërsa e përmend edhe ISIS-n i cili e ka shpesh në shënjestrën verbale Ballkanin.