Lajme Shqip Thursday, 06 August 2015 14:24

Si shumica e njerëzve që kanë për të ndërmarrë një udhëtim të gjatë për punë, Buzz Aldrin u kërkua që të paraqesë shpenzimet e tij kur ai u kthye në zyrë pas fluturimit në Hënë.

Udhëtimi i tij i vitit1926 ishte jo i zakonshëm, ai udhëtoi nga Houston në Cape Kennedy përpara se të fluturonte në hapësirë duke u bërë njeriu i dytë  pas kolegut të tij, Neil Armstrong që vuri këmbën në Hënë, transmeton Klan Kosova.

 Më pas u kthye në shtëpi përmes Oqeanit Paqësor dhe Hawaii.Ish astronauti 85 -vjeçar ditëve të fundit ka shpërndarë një kopje të faturës me shpenzime prej 33,31 dollarë të cilën ai e paraqiti pas kthimit në Tokë si  kupon i udhëtimit zyrtar.

Bashkë me faturën, Aldrin solli edhe një pjesë të shkëmbit hënor dhe pluhur hënor.