Lajme Shqip Thursday, 06 August 2015 09:00

 

 

 

 

Një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 6 e 15 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Klan Kosovën se ekipi mjekësor ka shkuar menjëherë në vend të ngjarjes dha ka konstatuar vdekjen.

“Është akoma shumë herët të flitet për shkakun e vdekjes, pritet të kryhet obduksioni i viktimës dhe të shohim”, përfundoi Ahmeti.