Çmimin e parë e morri fotoja “Whale whisperer” nga Anuar Patjane që kishte fotografuar një balenë me gungaçe me të voglin e tij.
Këtë vit gara e “National Geographic” për foton më të mirë të vitit 2015 ka pranuar foto të rreth 17.000 fotografëve, prej tyre tre kanë fituar çmimet e para dhe shtatë të tjerëve u është njohur merita.
Fituesi i çmimit të parë do të bëjë një ekspeditë tetë ditore për “National Geographic” në Costa Rica dhe kanalin e Panamasë.
Çmimin e parë e morri fotoja “Whale whisperer” nga Anuar Patjane që kishte fotografuar një balenë me gungaçe me të voglin e tij. Vendin e dytë morri fotoja e Faisal Azim “Gravel workmen” i cili kishte fotografuar tre punëtorë zhavorri të cilët po shikonin nga dritarja e vendit të tyre të punës në Bangladesh.
Në vendin e tretë u gjend fotoja “Camel Ardah” e Ahmed Al Toqi që kishte fotografuar një garë tradicionale të deveve që mbahet në Oman.
Kjo garë ka filluar të mbahet nga viti 2006.
Thursday, 06 August 2015 10:52 
