Në aksionin e madh policor që nisi sot në lagjet e Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar, janë arrestuar dhjetëra persona.
Siç transmeton Alsat – M, mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Imami dhe ligjëruesi i Xhamisë në Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë, Rexhep Memishi.
Aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.
Aksion i madh policor anti-ISIS në Maqedoni, arrestime të shumta
Ka nisur një aksion i madh policor në orët e hershme të mëngjesit në disa lagje shqiptare të Shkupit, Gazi Babë, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar.
Aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.
Me informata më të hollësishme do t’ju njohim gjatë ditës.
Thursday, 06 August 2015 10:42