Muajin e kaluar ish-futbollisti, David Beckham, postoi disa foto të tij në Instagram ku shiheshin disa nga tatutë e tij më të fundit.
Por, në fizikun e tij tashmë të mbushur me tatu, siç duket Beckham, kishte fshehur një prej tyre.
Por teksa linte palestrën e tij të preferuar në Californi të martën, vërehej qartë tatuja e tij më e fundit, që ishte një krah shqiponje e bërë nën sqetullën e krahut të majtë, shkruan Daily Mail. Nuk dihet koha kur 40 vjeçari e kishte bërë këtë tatu.
Së fundi futbollisti kishte bërë tatu numrin ‘99’ në gishtin e tij të vogël, numër që tregonte vitin kur Beckham ishte martuar me gruan e tij, Vicktoria, përcjell koha.net. Çifti ka katër fëmijë.
Thursday, 06 August 2015 08:23 

