Lajme Shqip Wednesday, 05 August 2015 20:36

Ekspertët përfundimisht kanë konfirmuar se mbetjet e gjetura në ishull janë të MH370, ka konfirmuar Kryeministri i Malajzisë.

Ekspertët ndërkombëtar kanë ekzaminuar pjesë të aeroplanit të gjetur në Francë.

“Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve përfundimisht ka konfirmuar se mbetjet e gjetura në ishullin Reunion i përkasin MH370, tha Kryeministri Najib Razak, në një deklaratë në televizion.

Fluturimi MH370 ishte i zhdukur që nga 8 marsi i vitit të kaluar.