Aksionet e bankave greke kanë rënë ndjeshëm për të tretën ditë me radhë, duke vazhduar trendin e njëjtë që nga rihapja e bursave në fillim të javës.
Indeksi i sektorit bankar ka rënë 20%, pas rënies për rreth 30% edhe të hënën, edhe të martën.
Aksionet individuale, ndërkaq, nuk janë lejuar të bien për më shumë se 30% në një ditë.
Në përgjithësi, tregu i aksioneve në Athinë ka rënë për 2.3%.
Tregu është rihapur të hënën pasi ka qenë i mbyllur për pesë javë.
Tregtia është ndërprerë pas 26 qershorit, në përpjekje për të ndaluar largimin e parave jashtë vendit gjatë kulmit të krizës së borxheve.
Grekët vazhdojnë të kenë kufizime në tërheqjen e parave të gatshme.
Ata mund të tërheqin vetëm 420 euro në javë.
Wednesday, 05 August 2015 17:52