Lajme Shqip Wednesday, 05 August 2015 15:05

Në UNESCO ende nuk ka arritur kërkesa zyrtare e Kosovës për anëtarësim të plotfuqishëm, aknë thënë zyrtarë të kësaj organizate për gazetën “Novosti” të Beogradit

Diplomacia serbe, njofton kjo gazetë, raporton Koha.net, ka filluar aksionin e madh për të penguar anëtarësimin Kosovës në UNESCO.

Sot për këtë kërkesë u deklarua edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë e cila tha se do t’iu shkruante akademive të botës që të pengohet anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë të OKB-së.