Lajme Shqip Wednesday, 05 August 2015 10:55

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për shenjimin e demarkacionit mes dy shteteve.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se lidhja e marrëveshjes mes dy shteteve është në interes të dyja vendeve pasi shënon një konsistencë dhe përkufizim të shtetit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se lidhja e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi shënon avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.