“Nuk jam më e pasura, as më e bukura. Nuk jam më modernia. Nuk pretendoj të kem gjithçka që dua. Jam e lumtur me atë që ma ka dhënë Zoti. Jam vetvetja”, këto janë fjalët, jo njëherë të thëna në media si dhe për revistën “Kosovarja”, të Leonora Jakupit, e cila ua ka hapur zemrën miqve të saj virtualë.
Ndoshta këto fjalë janë edhe sot aktuale dhe janë përgjigje për kuriozët e shumtë lidhur me jetën e saj private, e cila prej një kohe të gjatë shfaqet e bukur, e suksesshme, por ende vetëm – beqare.
Paksa e çuditshme, mungesa e saj, pa ndonjë projekt të ri për këtë verë, derisa përditë në tregun muzikor po dalin këngë e klipe të reja të këngëtarëve të shumtë.
Heshtja e saj i bën kuriozë fansat e saj të shumtë: Ç’po ndodh me Leonorën? Ku është ajo?
Wednesday, 05 August 2015 14:16