Për katër muaj rresht Kosova nuk ka arritur ta funksionalizojë Departamentin për krime lufte të përbërë nga tre prokurorë. Procesi është në fazën e rekrutimit të prokurorëve.
Vendimin për themelimin e një departamenti të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale e ka marrë Këshilli Prokurorial më 13 maj të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë EULEX-i ka nisur t’ua dorëzojë disa raste të krimeve të luftës prokurorëve vendës. Disa vazhdon t’i mbajë edhe më tutje. Rreth 50 raste kanë kaluar në kompetencë të prokurorëve kosovarë.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi, ka thënë se është shpallur konkurs për prokurorë që do të punojnë në Departamentin për krime të luftës.
Wednesday, 05 August 2015 11:24