Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun u bëri thirrje dhuruesve për ta përmbushur vrimën prej njëqind milionë dollarëve në buxhetin e Agjencisë së KB-së për t’i ndihmuar refugjatët palestinezë (UNRWA).
Ban theksoi në një komunikatë se paratë duhet të mblidhen në afate sa më të shkurtëra kohore që të mund “fëmijët e Palestinës në kohë ta fillojnë vitin shkollor 2015-2016”.
Agjencia të hënën paralajmëroi se mund të mos arrijë të sigurojë mjete për gjysmë milionë fëmijë palestinezë në Rripin e Gazës, në Siri, Liban dhe Jordani për të filluar në shkollë.
Agjencia jep stabilitet për pesë milionë refugjatë palestinezë në periudhën e krizës në Lindjen e Afërt, theksohet në kumtesë.
Wednesday, 05 August 2015 11:36