Deputeti në Kuvendin e Kosovës dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës të UÇK-së dhe ka shprehur bindjen se dora e drejtësisë do t’i arrijë të gjithë ata që kanë bërë krime ndaj civilëve të pafajshëm.
“Me votën time i kam dhënë legjitimitet kësaj gjykate. Qysh sot kanë nisur spekulimet se kush do të procedohet. Gjykata Speciale nuk do t’i ngjallë civilët e pafajshëm që kanë pësuar, por gjithsesi do të përmbushet një pjesë e drejtësisë dhe ata që kanë bërë krime do të përgjigjen”, është shprehur Rashiq përmes një deklarate në formë të shkruar, të cilën e transmeton Koha.net.
Por edhe Rashiq konsideron se Qeveria e Kosovës nuk duhet të mbështesë Ligjin mbi financimin dhe ndihmën juridike të të dyshuarve, meqë Kosova ndodhet në një krizë financiare dhe liderët politikë duhet ta kuptojnë seriozitetin e situatës, thuhet në deklaratën e tij.
Tuesday, 04 August 2015 14:32