Pesë muaj pas lindjes së djalit të saj, prezantuesja Arbana Osmani shihet në super formë.
Ajo ka postuar një fotografi ku shihet në palestër duke u stërvitur, ndërsa shfaq një trup të tonifikuar.
E veshur me pantallona të shkurtra dhe me bluzë të bardhë, Arbana nxjerr barkun i cili nuk shfaq asnjë lëshim apo mbetje nga shtatzënia.
“Jeta është e padrejtë”, shkruan Arbana bashkëngjitur fotografisë, duke treguar kësisoj se po lodhet për të arritur peshën e dëshiruar.
Në muajin mars ajo solli në jetë djalin e saj Joni, i cili është fëmija i parë si fryt i martesës me të shoqin Ardit Kero.
Vlen të thuhet se Arbana nuk shtoi shumë në peshë gjatë pritjes së ëmbël dhe se brenda pak kohësh duket mjaft mirë.
Tuesday, 04 August 2015 20:20 


