Debati për Gjykatën Speciale dje, ka përplasur fortë partitë e koalicionit me ato opozitare. Madje në një moment deputeti i PDK-së Latif Gashi dhe ai VV-së Fisnik janë përplasur keq duke u fyer edhe personalisht. Por, aty s-ka qenë Selimi as për ta mbrojtur Ismailin, e as për t-a thënë një fjalë kundër Gjykatës.
Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, në seancën e 26 qershorit, kur Kuvendi i Kosovës nuk aprovoi Gjykatën Speciale kishte mbajtur një fjalim të fortë kundër saj. Pasi kishte dalë nga seanca ai kishte marrë një duartrokitje nga veteranët e mbledhur para ndërtesës së Kuvendit që po kundërshtonin themelimin e Speciales.
Por, kjo nuk ka ndodhë të hënën. Selimi nuk ka qenë i pranishëm në sallë për ta kundërshtuar Specialen e as për t-i ndihmuar Fisnik Ismajlit i cili po ballafaqohej me Latif Gashin e PDK-së.
Rexhep Selimi, Latif Gashi dhe Bekim Haxhiun-Kamishi, kanë një histori të pakëndshme ndërmjet vete. Ata ishin rrahur pikërisht në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Por, Selimi të hënën ka munguar madje edhe për të thënë diçka ndaj konstatimeve të Hashim Thaçit se vetëm Rexhep Selimi mund të jetë target i Gjykatës Speciale dhe askush tjetër i VV-së./express/
Tuesday, 04 August 2015 13:58