Lajme Shqip Tuesday, 04 August 2015 15:15

Këngëtari kanadez The weekend nxorri në treg këngën “I Can’t feel my face” qershorin e këtij viti duke arritur të bëhej një nga 10 hitet më të preferuara në Amerikë duke u transmentuar më shumë se 4 milion herë.

Teksti i këngës nuk i dedikohet një vajze por është i frymëzuar nga periudha e adoleshencës së këngëtarit në të cilën ai konsumonte drogë ,për të qënë më të saktë kokainë e cila ka efekte mpirëse.

“I cant feel my face” tërhoqi një audiencë të gjërë duke përfshirë këtu edhe aktorin me famë Tom Cruise i cili e performoi këtë këngë në puntatën e The tonight Show mbrëmjen e së enjtes.

Aktori i “Impossible Rogue Nation” është shfaqur mjaft komod teksa këndontë këtë këngë duke e cilësuar si këngën e tij të verës. Por a e dinte Tom cfarë nënkuptonte teksti i këngës?

Megjithatë edhe nëse 53 vjeçari nuk e dintë kuptimin e kësaj kënge , ai nuk është i vetmi pasi në Twitter kanë vijuar postime duke vënë në dyshim domethënien e “I can’t feel my face”.