Lajme Shqip Tuesday, 04 August 2015 08:30

Ndonëse nuk është bërë publike, grupet punuese nga Beogradi dhe Prishtina janë duke punuar intensivisht në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Zëri” mëson se dy javët e fundit kanë qenë intensive mes grupeve punuese nga Kosova dhe Serbia, ku fillimisht janë pajtuar që punëtorët e Bashkësisë së Komunave serbe të kenë statusin e nëpunësve publikë, ose thënë ndryshe “shërbyes shtetërorë”.

Kjo edhe është kërkesa e palës serbe, e shtruar nga fillimi i këtij procesi, prej se është arritur marrëveshja për themelimin e saj, në prill 2013.

“Është arritur pajtim mes palëve, që punonjësit e Bashkësisë së Komunave Serbe të kenë statusin e nëpunësve publikë”, bën të ditur një zyrtar i lartë i qeverisë serbe, i cili asociacionit i referohet si “Zajednica”. /Zëri/