Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 22:00

Pas miratimit të amandamentimit të neneve të Kushtetutës, opozita ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Përveç tyre në sallë nuk po shihen as një numër i madh i pozitës. Të pranishëm në sallë janë rreth 20 deputetë e ministra. Aty shihet kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri Arsim Bajrami etj.

Mësohet se administrata tashmë ka shpërndarë materialin dhe pritet që të votohen projektligjet të miratuara më herët nga Qeveria e Kosovës.

Dy projektligje ajo për Dhoma të Specializuara dhe ai për ndihmë juridike për të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata speciale janë miratuar në Qeveri pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.