Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 16:16

Nata e sotme mund të konsiderohet ajka e të gjitha mbrëmjeve muzikore të organizuar gjatë këtij sezoni gjithandej ku ka shqiptarë.

Në Zone Club sonte do të performojë dyshja e rekordeve, dyshja që sivjet ishte edhe torta edhe qershia. Era dhe Ledri pritet që rekordet e klikimeve të këngëve më të dëgjuara t’i bartin në Zone, atje ku të gjithë do të ndjehen rekordmen të muzikës dhe paraqitjes në skenë.

Dy më të përfolurit e skenës shqiptare sigurisht se nuk do të tregohen indiferent për gjithë atë që do të pasojë sonte, thjeshte Era e Ledri “do ta kallin” Zone-n.