Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lëshuar seancën e Kuvendit dhe për momentin po qëndron në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ai duket që po përgatitë dy projektligjet që pritet t’i dërgojë sot në seancën e jashtëzakonshme.
Mustafa gjatë fjalimit në seancën e sotme paralajmëroi se do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme dhe do t’i dërgojë Kuvendit projektligjin për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Qeveria do të kërkojë sot seancë të jashtëzakonshme për t’i miratuar këto projektligje.
Ndryshe, në seancë ndodhet vetëm ministri i FSK-së, Haki Demolli.
Monday, 03 August 2015 13:05