Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në mënyrë të indinjuar i është drejtuar partive në pushtet PDK-së dhe LDK-së për mënyrën e procedimit të Speciales dhe asaj që ai e quajti shndërrimin e Kosovës në një monstrum kur në të vërtet ishim viktimë,njofton Klan Kosova.
“Me me thanë dikush se kjo do të kishte me ndodhë në Kosovë nuk kisha besu.”
“Kisha besu që në qeveri ka njerëz që e kuptojnë çka është duke ndodhë dhe t’i tejkalojnë interesat personale”
“Njëfarë qyqarllëki po e shoh, të ia lejmë një llogari dikujt. Çfarë do të ndodh me brezat tonë që Kosovës po i krijohet një Gjykatë të palës të vetëm që kemi qenë luftë. E kemi krijuar një monstrum, ne s’kemi qenë monstrum kemi qenë viktimë.”
“Ka të bëjë qysh me ja leju këtij vendi me shku më qëndrueshëm përpara, me kriju një gjykatë për krime lufte jo selektive,” përfundoi Haradinaj.
Monday, 03 August 2015 11:40