Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 08:54

Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot para seancës së Kuvendit.

Burime të KosovaPress-it thonë se deputetët e PDK-së do të mblidhen sot në orën 09:30.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet dhe votohet për amendamentin kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.