Lajme Shqip Sunday, 02 August 2015 23:02

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për RTK-në se Kuvendi i ka votat për votimin e Gjykatës Speciale nesër në seancën e Kuvendit.

Sipas Halitit, deputetët e PDK-së kanë premtuar se do ta votojnë nesër amendamentin për ndryshime kushtetuese.

Haliti tha se katër deputetë të PDK-së janë kundër themelimit të Gjykatës, por se tjerët i kanë premtuar kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, se nesër do të votojnë për këto ndryshime.