Lajme Shqip Sunday, 02 August 2015 18:33

Angazhimi i Doganës së Kosovës, respektivisht puna e oficerëve doganorë, ka bërë që për herë të parë që nga themelimi i Doganës të mblidhen mbi 500 milionë euro deri në fund të muajit korrik.

Krahasimi me të dhënat e vitit të kaluar tregon për rritje të të hyrave me 7.5 për qind më shumë se vitin e kaluar apo shprehur në milion mbi 35 milionë euro më shumë.

Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenie në përgjithësi, raporton KP.

Puna dhe angazhimi i Doganës ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.