Lajme Shqip Sunday, 02 August 2015 15:38

Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet edhe njëherë nesër para seancës së Kuvendit.

Burime të KosovaPress-it thonë se deputetët e PDK-së do të mblidhen nesër (e hënë) në orën 09:30.

Gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës do të riprocedohen amendamentet kushtetuese për ndryshim, që do t’i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.