Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacise, Vesna Pusiç ka deklaruar për të përditshmen britanike “Independent” se do të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Do të jem kandidate për këtë post. Kjo do të ishte gjëja fantastike. Do të ishte nder i madh edhe vetë fakti që marr pjesë në atë proces”, ka thënë Pusiç.
Ajo vuri në dukje se përvoja e pasluftës në politikë do të ishte shumë e dobishme dhe përgaditja e rëndësishme për punë në OKB.
“Ndoshta nuk është shumë për të pritur që sekretari i përgjithshëm mund të ndryshojë vendet, por jam e bindur se fakti që të kuptojë se si funksionojnë gjërat, para apo pas konfliktit, mund të jetë shumë e dobishme për të”, deklaroi kryediplomatja kroate.
Gazeta britanike shkruan se Pusiç ka gjasa të mira të vijë në krye të OKB-së sepse, siç theksohet, në atë post duhet të vijë kandidati nga Evropa Lindore ndërkohë që përparësi ndoshta mund të kenë gratë.
Sunday, 02 August 2015 13:17