Lajme Shqip Sunday, 02 August 2015 12:31

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se i kanë siguruar votat për votimin e Gjykatës Speciale.
Sipas Mustafës votimi i Gjykatës Speciale më nuk do të jetë pengesë serioze siç ka qenë deri më tani, për shkak se ata tashmë i kanë siguruar votat për votimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se tashmë i kanë votat e deputeteve të Kuvendit të Kosovës për votimin e ndryshimeve të amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një aktiviteti për të rinjtë e diasporës.