Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, para bërjes së kërkesës për anëtarësim në UNESCO, ka publikuar në anglisht broshurën “Kosova në UNESCO”.
Kjo broshurë tashmë po shpërndahet nëpër selinë e kësaj organizate ndërkombëtare në Paris.
Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq, për gazetën “Danas”, duke folur për këtë publikim ka thënë se ai politikisht është korrekt pasi që në të “trashëgimia jonë kulturore trajtohet si serbe dhe ndërlidhet qartë vetëm me Kishën Ortodokse serbe”.
Ai pastaj ka shtuar, transmeton Koha.net, se hyrja eventuale e Kosovës në UNESCO do ta sillte “trashëgiminë serbe” në situatë të palakmueshme, porse rrezik i vërtetë, sipas tij, do të jetë qëllimi i Kosovës për të nxjerrë Ligjin me të cilin gjithë trashëgiminë e Kosovës do ta bënte pronë të shtetit.
Tanaskoviq ka sqaruara se në rast të hyrjes së Kosovës në UNESCO, objekte e kultit, serb, thotë ai, territorialisht do t’i takonin Kosovës, porse Konventa për mbrojtjen e të mirave kulturore të UNESCO-s askund nuk flet për posedimin e tyre në kuptim të pronës.
Edhe ambasadori serb në UNESCO anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë e sheh si rrezik për perspektivën e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinë në Bruksel.
Saturday, 01 August 2015 14:14