Kosova po bëhet edhe me një autostradë. Pas asaj ‘Ibrahim Rugova’, autostrada që lidh Prishtinë me Hanin e Elezit në drejtim të Shkupit, e që mban emrin ‘Arbën Xhaferri”.
Aktualisht punimet po kryhen sipas dinamikës së paraparë, ndërkohë që një pjesë e saj nga Fushë-Kosova deri në Lipjan shpejt pritet të lëshohet për qarkullim.
Kanë mbetur vetëm disa punë të vogla për t’u kryer. Por, një pjesë e segmentit të autostradës prej rreth tri kilometrash Prishtinë-Shkup, pothuajse ka përfunduar.
“ Punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkupë janë duke shkuar sipas planit të paraparë. Zyrtarët e kompanisë ndërtuese të autostradës thonë se brenda ditësh pritet të lëshohet për qarkullim një pjesë e kësaj autostrade që lidhë qytetin e Fushë Kosovës me trasenë ekzistuese në dalje të Prishtinës”
Këtë e konfirmon edhe zëdhënësja e konsorciumit” Bechtel & Enka”, Ela Ruçi, duke thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë pengesë në realizimin e projektit.
Ela Ruçi tha se “ Praktikisht ky është momenti final i përfundim asaj që do hapet shumë shpejt për publikun një pjesë e autostradës, Praktikisht do hapet nyja lidhëse e rrugës 6 me rrugën 7 duke i dhënë gjithashtu Prishtinës një akses edhe një unazë në mënyrë që të shmanget trafikut sa më shumë në qytet.
E në vend të këtyre dy shtëpive në Veternik të Prishtinës, do të ndërtohet një unazë që do të lidhë autostradën me rrugët të qyteteve të tjera.
“ Kjo është mund të them frymëmarrja me e mirë për kryeqytetin e Kosovës, sepse duke e parë në hartë nyja lidhëse lidh të dy autostrada lidhë veriun dhe jugun e Kosovës. Praktikisht në qoftë se ti vjen nga Shqipëria në drejtim të për të shkuar në Shkup ti nuk futesh në zonat e banuara, por ti futesh në nyjën lidhëse dhe shkon në drejtim të Shkupit pa u përfshirë fare në trafikun e qytetit, tha Ela Ruçi Zëdhënëse e Konzorciumit” Bechtel & Enka”.
Rruga 6 Prishtinë-Hani i Elezit do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 60 kilometrash, duke filluar nga Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.
Vlera për ndërtimin e kësaj autostrade që do të mbajë emrin e politikanit “Arbën Xhaferi”, do të kapë shifrën e rreth 600 milionë eurove.(RTK)
Saturday, 01 August 2015 11:19