Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 09:34

Profesori dhe eksperti i arsimit Dukagjin ka thënë se avancimet në UP janë problemi më i vogël, nga se dihet mirë se 90% e stafit janë larg nga plotësimi i kritereve për t’u avancuar

“Avancimet në UP janë problemi më i vogël, nga se dihet mirë se 90% e stafit jemi larg nga plotësimi i kritereve për t’u avancuar, bile i kemi tepër edhe thirrjet qe i mbajmë. Prandaj edhe nuk na njeh askush jashtë Kosoves, të paktën jo për kontributin në sferën akademike. Problemi i madh i UP-së është kultura klanore dhe e këmbimit të favoreve që është kultivuar në 15 vjetët e fundit, e që ka ndërtuar një mentalitet perfitues, ku secili do të shkërryej aq sa mundet. Kjo është arsyeja që Senati i Universitetit, i cili do të duhej të kultivonte standarde të larta akademike, shndërrohet ne mjet për realizimin e ambicieve individuale për avancime, edhe kur ato janë në shpërputhje me kriteret minimale të përcaktuara me Statut. Eshtë e vërtetë se “universiteti ka dobi kur stafi avancohet”, por me meritë e jo me mobilizimin e makinerisë së votimit si po veprohet tash në Senat.”, thotë Pupovci përmes një postimi në Fb.