Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 08:59

Shkencëtarët kanë mbetur të shtangur kur kanë parë disa shenja në njërën nga hënat e planetit të Saturnit.

Si shenja grafiti nga një artist i panjohur, të “gërvishturat e maces”, kanë mahnitur shkencëtarët, të cilët assesi nuk kanë mundur të gjejnë prejardhjen e këtyre shenjave, raporton The Telegraph.

Shenjat që nuk mund të vërehen me syrin e njeriut, janë fotografuar nga sateliti nën rrezet ultravioletë. Këto shenja kanë ngjyrë të kuqe dhe janë gjetur së fundmi, edhe pse sateliti që nga viti 2004 monitoron planetin Saturn.

Origjina e këtyre shenjave mbetet misterioze për shkencëtarët.